Qytetarët britanikë grinden për ujë në Costco/ Shitjet shpërthejnë pas fushatës “Be Ready” Franca ka pranuar zyrtarisht praninë ushtarake në Ukrainë, por ka mohuar kategorikisht se është palë luftuese në luftën kundër Rusisë.
Deklarata u bë sot nga Ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot, në një intervistë për televizionin France 5, raporton Reuters.
“Ne nuk jemi bashkëluftëtarë në Ukrainë dhe nuk kemi asnjë qëllim të bëhemi të tillë, por ne mbështesim ushtrinë dhe rezistencën ukrainase”, tha Barrot.
Barrot u pyet për misionin e njohur si “Volia”, ekzistenca e të cilit u raportua fillimisht nga Radio France Internationale (RFI), sipas së cilës misioni ka qenë aktiv që nga vera e vitit 2026.
“Për një popull që lufton për pavarësinë e tij, lirinë e tij dhe për demokracinë në portat e Evropës, duke luftuar për sigurinë tonë, gjëja më e pakët që mund të bëjmë është të dërgojmë staf trajnues dhe operatorë për mirëmbajtje. Nuk është në asnjë mënyrë një operacion ushtarak. Po flasim për operacione mirëmbajtjeje shumë larg vijës së frontit, me vëllime shumë të kufizuara”, tha ministri.
Deri më tani, Franca ka trajnuar trupat ukrainase që nga pushtimi rus në shkurt të vitit 2022, por këtë e ka bërë në Francë dhe në Poloni, pikërisht për të shmangur përshkallëzimin e drejtpërdrejtë të konfliktit me Rusinë.
Top Channel