Ukraina goditi dhe shembi pjesërisht urën e Krimesë. Një nyjë kritike lidhëze mes Rusisë dhe Krimesë. Presidenti Zelensky e quajti operacionin të papara, ndërsa zbuloi se po përgatitje prej javësh. "operacion të paparë" që po përgatitej prej javësh. Zelensky tha se forcat ukrainase përdorën disa lloje dronësh dhe raketash, përfshirë raketën Flamingo, të prodhuar në Ukrainë, për të goditur urën. “Sot, të gjithë mund t’i shohin pasojat për kalimin kryesor ushtarak nga territori rus në Krimenë tonë, ukrainase”, shkroi Zelensky në një postim në rrjetet sociale. Imazhet e shpërndara nga zyrtarët ukrainas tregojnë se një pjesë e Urës së Krimesë është shembur në ujë, duke i dhënë një goditje logjistike dhe simbolike përpjekjeve të luftës të Moskës.