Inter Academy vjen në Tiranë, marrëveshje për krijimin e një akademie futbolli me standarde ndërkombëtare

FC Internazionale Milano do të hapë në Shqipëri akademinë e saj zyrtare të futbollit. Inter Academy Albania do të funksionojë në Tiranë, pas Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe drejtuesi i Inter Club Albania, Juxhin Rama.

Ministri Gonxhja e bëri të ditur nismën përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, projekti ka si synim formimin sportiv dhe edukativ të fëmijëve e të rinjve, si dhe zbulimin dhe përkrahjen e talenteve të reja.

Të lidhura

None found

Akademia synon të sjellë në vend një qasje ndërkombëtare të edukimit dhe përgatitjes sportive, duke u mbështetur te metodologjia, përvoja dhe standardet e një prej klubeve më të mëdha të futbollit në botë.

Në kuadër të marrëveshjes, Ministria do të japë mbështetje institucionale, ndërsa FSHF-ja do të vërë në dispozicion infrastrukturën sportive që nevojitet për nisjen dhe zhvillimin e projektit në Tiranë.

Me përfshirjen e stafit teknik të Interit dhe përgatitjen e trajnerëve shqiptarë, nisma pritet të krijojë mundësi të reja për qindra fëmijë dhe familje në kryeqytet, si edhe në rajon.

Siç theksoi Gonxhja, projekti u krijua falë angazhimit dhe pasionit të komunitetit të Inter Club Albania, që prej vitesh ka ndërtuar lidhje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe FC Internazionale Milano.

Një element i rëndësishëm i akademisë do të jetë lidhja mes sportit dhe shkollimit, me synimin që të rinjtë të përparojnë si sportistë dhe të arrijnë rezultate të shkëlqyera në mësime.

Nisma do të mbështesë gjithashtu pjesëmarrjen e vajzave në futboll, zhvillimin e talenteve dhe krijimin e mundësive përmes bursave. Në vlerësimin e përfituesve do të merren parasysh edhe rezultatet shkollore, disiplina dhe përkushtimi.

Pjesëmarrësit do të mund të stërviten e të formohen sipas standardeve elitare të FC Internazionale Milano, klubit që vlerësohet ndër më prestigjiozët në botë.

Inter Academy ka dëshmuar rezultate edhe në vende të tjera. Në Gjeorgji, për shembull, programi ka ndihmuar në përgatitjen e 4 futbollistëve të ekipit kombëtar.


Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetsuperbetingrandpashabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet