Masakra e Borsellinos/ Ish-kreu i Policisë italiane nën hetim për manipulim të drejtësisë, kërkohet arrestimi i “peshkaqenit” Gianni De Gennaro Fushata e Qeverisë Britanike “Be Ready”, e nisur më 22 tetor, e cila u bën thirrje familjeve të përgatiten për deri në 3 ditë në rast ndërprerjeje të shërbimeve thelbësore, ka sjellë kaos shitjesh në dyqanet britanike.
Vetëm pak sekonda pasi një punonjës nxori paletën me ujë në dyqan, blerësit u sulën për ta rrëmbyer, si në kohë lufte, raporton Daily Mail.
Videoja virale është filmuar në Costco në Reading, ku klientët po shkarkonin me nxitim pako me 40 shishe ujë Kirkland 500ml, me çmim 4.18 paund. Punonjësi nuk kishte mbaruar ende së hequri rrotat e paletës, kur blerësit kishin nisur të merrnin pakot.

Një grua dëgjohet duke thënë “Oh my”, ndërsa një tjetër i thotë një burri “Kujdes, kujdes” që të mos i bjerë pakoja në tokë. Klientët vendosnin nga tre pako në dysheme dhe ktheheshin përsëri për më shumë, sipas videos së publikuar në TikTok.

Skena të ngjashme u panë edhe gjatë valës së të nxehtit në korrik, kur Costco kishte kufizuar blerjen në maksimumi 5 pako për person, por disa i mbushnin karrocat me shumë më tepër. Ministrat kanë paralajmëruar për sulme kibernetike gjithnjë e më të sofistikuara që mund të godasin zinxhirët e furnizimit.

Numri i njerëzve që blejnë mish të konservuar çdo ditë u rrit me 43%, e barabartë me 400,000 blerës shtesë në ditë. Uji në shishe: +67%, dezinfektues duarsh: +83%, bateritë: +63%, orizi i thatë: +53%, peshk i konservuar: +46%, konserva në përgjithësi: +37%.
Ndërkohë, Komiteti i Lordëve për Rezistencën Kombëtare ka paralajmëruar se Britania është “seriozisht e papërgatitur” për emergjenca si sulmet kibernetike dhe moti ekstrem. Sipas tyre, stoqet e kufizuara të ushqimit dhe ilaçeve e lënë vendin të ekspozuar ndaj ndërprerjes së zinxhirëve globalë të furnizimit.

Të dhënat nga Link tregojnë gjithashtu se njerëzit po tërheqin më shumë para cash nga bankomatet. Më 6 nëntor, mesatarja e tërheqjes ishte pothuajse 105 paund, shumë e lartë për një ditë që nuk ishte fund muaji. Vetëm javën e kaluar u tërhoqën 1.46 miliardë paund nga ATM-të.
Top Channel