“Ai është shumë i mirë në bërjen e premtimeve, por nuk duket aq i mirë në mbajtjen e tyre”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama për kreun e Reform UK, Nigel Farage gjatë një interviste për gazetën britanike “The Independent”. Duke kujtuar pretendimin e tij se një në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg, Rama tha me ironi se rënia e tij në sondazhe erdhi si rrjedhojë e mallimimit të shqiptarëve. Për këtë qnëdrim ai përmedi edhe politikanen Suella Braverman, e cila po ashtu I sulmoi shqiptarët. “Mallkimi shqiptar është diçka nga e cila duhet të kesh kujdes, sepse kushdo që sulmon shqiptarët nuk përfundon mirë politikisht. Suella Braverman, ajo tani nuk është askund, apo jo? Edhe disa të tjerë nuk janë askund. I kam thënë mikut tim Nigel Farage ‘ki kujdes, sepse ekziston një mallkim shqiptar’”, u shpreh Rama.