Presidenti amerikan, Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen gjatë mbërritjes në Filipine. Por këtë herë, më shumë se vizita e tij diplomatike, në qendër të diskutimeve u bë pamja e flokëve. Trump u shfaq me flokë më të errët, më të dendur dhe më voluminozë se zakonisht. Ndryshimi i pamjes së tij shkaktoi shumë komente dhe reagime në rrjetet sociale. 80-vjeçari mbërriti në aeroportin ndërkombëtar në Manila me avionin presidencial Air Force One. Ai u prit me ceremoni dhe u shfaq në humor të mirë, duke përshëndetur të pranishmit me flamujt amerikanë dhe filipinas.