Gazetari Artan Hoxha debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe të Plarent Ndrecës nga forumet e PS-së. Ndërsa Hoxha e ftoi të tregojnë pse u mor kjol masë, Klosi e garantoi se ashkush nuk përjashtohet për lirinë e fjalës.
Pjesë nga debati
Të lidhura
None found
Hoxha: Kjo fjala “disiplina” në parti duket si ato që përdorin trajnerët e futbollit.
Partia është organizim vullnetar i njerëzve. Sa herë afron fushata filloni të flisni për socialistët. Kur fitoni zgjedhjet bëheni rilindas.
Rama tha nuk e kanë me mua. Por e kanë me të kudo. Edi Rama nuk mund të fshihet pas socialistëve.
Si sekretar organizativ duhet të na japësh përgjigje se çfarë ishin ata që dolën nga selia e PS-së. Kur nga ajo seli dilnin inxhinierë, profesorë. Çfarë ishin këta që dolën?
Klosi: Ky është opinion juaj?
Hoxha: Çfarë janë ata që dolën nga PS-ja?
Klosi: Ajo që më habit është se thua që e kanë me Ramën. Kanë ndryshuar gjeneratat, kanë ardhur të rinj. Të gjithë janë atje që kanë dhënë kontribut janë atje.
Hoxha: Ishte edhe babai i Ergys Agasit.
Klosi: Po patjetër se ka qenë sekretar i PS-së së Durrësit.
Ne nuk kemi përjashtuar asnjë për lirinë e fjalës.
Hoxha: Zoti Klosi bëhuni burra dhe thoni se i kemi përjashtuar për këtë gjë. Për ndarje projektesh dhe krijimin e momenteve të caktuara marrim vendime.
Hoxha: Ju përjashtoni, mo, por bëhuni burra.
Bushati: Ore, mbase as Klosi nuk e di.








