Norvegjia kundërshton pretendimet e Moskës për të diktuar lëvizjet e NATO-s

Osloja nuk pranon që Rusia të ketë të drejtë vetoje mbi veprimtarinë ushtarake të NATO-s apo të përcaktojë se si shtetet evropiane duhet ta organizojnë sigurinë e tyre, deklaroi ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide.

Në një intervistë për mediat e huaja, kryediplomati kundërshtoi kërkesat e Moskës për rishikimin e rendit aktual të sigurisë në Evropë. Sipas tij, vendet sovrane duhet të vendosin vetë se cilave aleanca duan t’u bashkohen dhe arkitektura e sigurisë evropiane nuk ka arsye të rinegociohet.

Të lidhura

None found

“Nuk jemi të kënaqur me këtë gjuhë për arkitekturën e sigurisë. Ne besojmë se kemi një arkitekturë evropiane të sigurisë. Nuk kishte asgjë të gabuar me të, derisa Rusia e shkeli atë”, tha Barth Eide.

Ai nënvizoi se çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës duhet të marrë pëlqimin e Ukrainës dhe nuk mund të vendoset pa pjesëmarrjen e saj. “Për Ukrainën nuk duhet të vendoset asgjë pa Ukrainën”, u shpreh ministri.

Barth Eide tha se, pas arritjes së një armëpushimi, mund të hapen bisedime me Moskën për kontrollin e armëve, verifikimin e marrëveshjeve dhe masa që do të ndihmonin në ndërtimin e besimit mes palëve. Ai sugjeroi që këto diskutime të mbështeten te përvojat e fituara gjatë Luftës së Ftohtë.

Ministri paralajmëroi gjithashtu për rrezikun që fuqitë e mëdha të merren vesh për ndarjen e botës në zona influence. Duke iu referuar Konferencës së Jaltës të vitit 1945, ku fituesit e Luftës së Dytë Botërore diskutuan rendin e ri evropian, ai tha se kjo qasje duhet të mbetet në të kaluarën.

“Gjëja e fundit që duam është një marrëveshje mes liderëve të fuqive të mëdha për ta ndarë botën mes tyre. Këto lloj zonash influence duhet t’i përkasin së kaluarës”, theksoi Barth Eide.

Reagimi i ministrit vjen teksa intensifikohen përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe Moska kërkon ndryshime në mënyrën e organizimit të sigurisë evropiane.


Shtuar më 17.11.2026 23:07

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetjojobet güncel girişgrandpashabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet