Anija me 3,400 tonë gaz përmbyset në Detin e Zi, shpëtohet i gjithë ekuipazhi

Një objekt ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur anijen transportuese të gazit “Gas Husky”, e cila u përmbys në Detin e Zi pranë bregdetit bullgar.

Të 19 marinarët që ndodheshin në bord u shpëtuan nga autoritetet. Për gjendjen e anijes nuk ka ende të dhëna të qarta.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua të martën në mëngjes, brenda zonës ekskluzive ekonomike të Bullgarisë. Kompania greke Stealth Maritime, përgjegjëse për menaxhimin e anijes, konfirmoi se ajo ishte goditur ndërsa lundronte.

“Gas Husky” transportonte rreth 3,400 tonë gaz të lëngshëm të naftës (LPG), sipas Ministrisë bullgare të Transportit. Ngarkesa ishte marrë në Aleksandri të Egjiptit dhe duhej të dërgohej në portin e Midias në Rumani.

Autoritetet bënë të ditur se kontakti radar me anijen u ndërpre pak pas mesnatës. Në orën 08:02 të mëngjesit, ajo lëshoi sinjalin e emergjencës, rreth 50 milje detare në lindje të qytetit Byala.

Pas sinjalit, autoritetet kërkuan që Forcat Ajrore të kontrollonin zonën nga ajri. Gjatë kërkimeve u pikas një anije e përmbysur, e cila besohet të jetë “Gas Husky”.

Një gomone shpëtimi u gjet rreth 300 metra larg anijes. Në të ndodhej ekuipazhi, i cili kishte dhënë gjithashtu sinjal emergjence.

Të 19 anëtarët e ekuipazhit u dërguan me helikopter në bazën ajrore Chaika, në qytetin e Varnës.

Ky është rasti i dytë i ngjashëm në Detin e Zi brenda pak ditësh. Një varg incidentesh të tilla po shqyrtohet nga autoritetet, ndërsa dyshohet se mund të kenë lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Një ditë më herët, 12 persona u shpëtuan pasi anija tregtare “Betul 8”, që lundronte nën flamurin somalez, u përmbys pranë brigjeve të Bullgarisë. Dyshimet janë se ajo u godit nga një dron.

Anija po transportonte afro 3,000 tonë grurë dhe po lundronte nga Tulcea e Rumanisë drejt Egjiptit.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se do të ofrojë një paketë financiare për rritjen e sigurisë në Detin e Zi.

Paketa parashikon 50 milionë euro për krijimin e një qendre të sigurisë detare, nën drejtimin e Bullgarisë dhe Rumanisë, si dhe 10 milionë euro të tjera për të forcuar kapacitetet e kërkim-shpëtimit të Bullgarisë.


Shtuar më 17.11.2026 23:07

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetjojobet güncel girişgrandpashabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet