Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me 12 vjet burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti. Më 30 shtator, Apeli i GJKKO-së ia uli me 5 vjet dënimin prej 17 vjetësh burg të dhënë në shkallën e parë. Francesco Becchetti është shpallur fajtor për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Sipas vendimit të Apelit, me 12 vite burg u dënua edhe Mouro de Renzis, nga 16 vjet burg që e dënoi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Francesco Becchetti është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në vitin 2015.