Tensionet e forta përfshinë bulevardin kryesor të kryeqytetit edhe në protestën e 171. Protestuesit u përplasën ashpër me forcat e rendit, të cilat zbritën në bulevard në numër të shtuar. Efektivët ndërhynë për të zhvendosur protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në trotuar, që të mos bllokohej qarkullimi, por kjo shkaktoi përplasje mes dy palëve, një orë pasi protesta kishte nisur. Mes përplasjeve të forta, protestuesit hodhën edhe bojë të kuqe ndaj efektivëve. Gjatë tensioneve, policia tentoi të shoqërojë një person, por u përball me ndërhyrjen e menjëhershme të protestuesve Me thirrjen “nesër më shumë”, protestuesit mbyllën protestën në “Sheshin Skënderbej” me himnin kombëtar.