Ka dështuar mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit pasi s’ka pasur kuorum.
Në rendin e ditës të propozuar për seancën e radhës, ndër të tjera ishte edhe shqyrtimi në parim i Projektbuxhetit për vitin e ardhshëm.
“Shpresoj që ditët në vijim të kem kuorum në mënyrë që të procedojmë me seancat pasi ka rend dite të ngjeshur, dhe është shumë i rëndësishëm për qytetarët. Kaq mund të them për aq sa na takon tash”, ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola.
E ndërkohë deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka thënë se kanë kërkuar që seanca të mbahet të enjten dhe të diskutohet për Ligjin për Specialen.
"Kjo zhagitje s'i bën nder vendit", ka thënë ai.
Edhe
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, cakton seancën e radhës
Sot Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të caktojë seancën dhe radhës dhe rendin e ditës për të.
Mbledhja do të mbahet nga ora 15:00.
Në rendin e ditës të propozuar për seancën e radhës, ndër të tjera është edhe shqyrtimi në parim i Projektbuxhetit për vitin e ardhshëm.
Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Edhe
S’ka kuorum, shtyhet seanca ku u parapa të votohej Ligji për Specialen
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-020 për Efiçiencë të energjisë,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-023 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
7. Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,
8. Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,
9. Zgjedhje e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
Edhe
Kuvendi sot vazhdon seancën, në rend dite edhe Ligji për Specialen
10. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
11. Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.