Mot me shi e shtrëngata në Shqipëri

Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu.
Shërbimi Meterologjik Ushtarak bën të ditur se reshjet priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatare, hera-herë në veri të vendit reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 18m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate






































