Eurostat: Të ardhurat e shqiptarëve u rritën në 2025-n, por u bënë më të varfër!

Shqiptarët siguruan mesatarisht më shumë të ardhura gjatë vitit 2025, por me to mund të blinin gjithnjë e më pak në krahasim me fqinjët. Kjo do të thotë se, në terma relativë, ata u bënë më të varfër.

Të dhënat e përditësuara nga Eurostat për Shqipërinë tregojnë se të ardhurat mesatare të disponueshme për frymë arritën në 6,731 euro në vitin 2025.

Të lidhura

None found

Shifra ishte gati 1100 euro më e lartë se një vit më parë, ose një rritje prej gati 20%.

Ky tregues përfshin përfitimet sociale dhe pasqyron paratë që u mbeten familjeve pasi paguajnë taksat dhe kontributet. Për këtë arsye, ai tregon kushtet e jetesës më drejtpërdrejt se PBB-ja për frymë, e cila mat prodhimin e ekonomisë për çdo banor.

Kur merren parasysh çmimet, përmirësimi rezulton më i kufizuar. Sipas Eurostat-it, të ardhurat e disponueshme për frymë arritën në 9,592 PPS, me një rritje prej 12.5%.

Matja sipas fuqisë blerëse korrigjon dallimet e çmimeve ndërmjet vendeve, duke lejuar krahasimin e mallrave dhe shërbimeve që familjet mund të blejnë me të ardhurat e tyre.

Dallimi shihet qartë në raport me Serbinë. Për çdo 100 euro të ardhura të disponueshme në Serbi, Shqipëria kishte 76 euro në vitin 2025, kundrejt 82 eurove një vit më parë.

Sipas fuqisë blerëse, Shqipëria kishte 73 njësi për çdo 100 njësi në Serbi, nga 84 më parë. Kështu, diferenca në fuqi blerëse u zgjerua nga 16% në 27%.

Shqipëria renditet e fundit në Europë për fuqinë blerëse të të ardhurave

Të ardhurat e disponueshme të Shqipërisë në vitin 2025 përbënin 26% të mesatares së BE-së kur shpreheshin në euro dhe 37.5% kur llogariteshin sipas fuqisë blerëse. Për këtë të fundit, vendi ishte në fund të renditjes së vendeve europiane për të cilat ka të dhëna.

Në të njëjtin vit, Serbia arriti në 34.1% të mesatares së BE-së për të ardhurat në euro dhe në 51.3% për fuqinë blerëse. Për Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, shifrat më të fundit i përkasin vitit 2024.

Në raport me mesataren e BE-së për vitin 2024, Mali i Zi ishte në nivelin 29.4% për të ardhurat në euro dhe 46.7% për fuqinë blerëse.

Për Maqedoninë e Veriut, këto nivele ishin përkatësisht 20.8% dhe 40.9%. Nuk ka të dhëna të krahasueshme për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën për të dyja vitet.

Në vitin 2024, vitin më të fundit që lejon krahasimin me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, shqiptarët kishin të ardhura në euro 11% më të larta se banorët e Maqedonisë së Veriut, por mund të blinin 13% më pak. Ndaj Malit të Zi, fuqia blerëse e të ardhurave në Shqipëri ishte 24% më e ulët.

Edhe PBB-ja për frymë jep një tablo të ngjashme në krahasimin me Maqedoninë e Veriut. Të dhënat e FMN-së, të analizuara më herët nga Monitor, tregojnë se Shqipëria e tejkaloi atë në vitin 2025 për PBB-në për frymë të shprehur në dollarë. Megjithatë, Maqedonia e Veriut mbeti përpara kur treguesi u llogarit sipas fuqisë blerëse.

Ushqimet kushtojnë më shumë se në BE dhe zënë rreth 40% të buxhetit familjar

Një pjesë e diferencës së fuqisë blerëse me rajonin lidhet me ushqimet, çmimet e të cilave në Shqipëri e kaluan për herë të parë mesataren e BE-së në vitin 2025.

Sipas Eurostat-it, një shportë ushqimore me çmim mesatar 100 euro në BE kushtonte 102.9 euro në Shqipëri gjatë vitit 2025.

E njëjta shportë kushtonte 96.6 euro në Serbi, 84.6 euro si në Malin e Zi, ashtu edhe në Bosnjë-Hercegovinë, dhe 74.3 euro në Maqedoninë e Veriut. Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me të dhëna, Shqipëria kishte ushqimet më të shtrenjta; Kosova nuk është pjesë e këtij krahasimi.

Kjo peshon veçanërisht në buxhetin e familjeve shqiptare, ku ushqimet dhe pijet joalkoolike zënë pjesën më të madhe të shpenzimeve.

Sipas INSTAT-it, ato përbënin 39.8% të shpenzimeve familjare për konsum në Shqipëri në vitin 2025, ndërsa në BE pesha e tyre ishte 13.2%, sipas Eurostat-it.

Pra, ushqimet zënë rreth tri herë më shumë vend në buxhetin familjar shqiptar sesa në atë të BE-së. Çmimet e tyre janë rreth 3% mbi mesataren europiane, ndërkohë që të ardhurat mesatare të disponueshme në euro arrijnë vetëm në 26% të nivelit të BE-së.


Shtuar më 18.11.2026 07:39

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetkavbetgrandpashabetjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet