INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
'Gjithë ditën e kaluam në spital', Selin ndan mesazhin e papritur

'Gjithë ditën e kaluam në spital', Selin ndan mesazhin e papritur

Publikuar më: 17:04 17-11-2026

Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit një postim në Instagram, ku tregon se e ka kaluar gjithë ditën në spital, pa zbuluar arsyen apo personin që ka pasur nevojë për kujdes mjekësor.

Në fotografinë e publikuar, ajo shfaqet pjesërisht pas një buqete të madhe me trëndafila të kuq.

Krahas saj, Selin ka shkruar një mesazh me nota ironie:

“Gjithë ditën e kaluam në spital sot, ndaj herën tjetër kur të postoj, do sigurohem mos të kemi plane në ditën pasardhëse…”

Mesazhin e ka shoqëruar me një emoji që shkel syrin, duke lënë të kuptohet një lidhje ironike mes postimeve të saj dhe të papriturave që pasojnë. Megjithatë, ajo nuk ka shpjeguar se cilit postim të mëparshëm i referohet apo çfarë ka ndodhur konkretisht.