Celebrities Gossip Showbiz

“Më falni për modestinë e tepruar…”/ Sinan Hoxha zbulon pse nuk po prodhohen më këngë si dikur: Kam më shumë hite se gjysma e estradës

I ftuar në emisionin “Ndryshe”, Sinan Hoxha ka folur edhe për një fenomen që vitet e fundit po vihet re jo vetëm në industrinë muzikore shqiptare, por edhe në atë ndërkombëtare, mungesën e hiteve të mëdha dhe jetëgjata. Sipas tij, artistët po mbështeten gjithnjë e më shumë te këngët e vjetra, ndërsa shkaqet lidhen me ndryshimet e shpejta në shoqëri, zhvillimin e teknologjisë dhe ndikimin e rrjeteve sociale. Megjithatë, këngëtari ka theksuar se ndihet me fat që gjatë karrierës së tij ka realizuar një numër të madh hitesh, duke përmendur disa prej këngëve dhe bashkëpunimeve më të suksesshme.

Kohët e fundit, vitet e fundit kjo puna e hiteve është bërë pak problem jo vetëm për artistët shqiptarë, po le të themi problem në nivel europian dhe botëror. Kemi yje të Hollywood-it që mbahen ende me këngët dhe hitet e vjetra. 

Pyetjes së Eni Shehut se përse nuk ka më muzikë ose më saktë pse nuk dëgjojnë më njerëzit si më parë, Sinani iu përgjigj duke thënë:

E kemi thënë, të gjitha këto gjëra që ka ndodhur vitet e fundit si kriza në vetvete, luftërat, zhvillimi i vrullshëm i rrjeteve sociale dhe teknologjisë kanë bërë atë që jeta të jetë më e shpejtë dhe më e vrullshme. Njerëzit mjaftohen me 15 sekonda të refrenit. Kanë halle të tjera, nuk kanë bukë për të ngrënë e s’kanë raki me pi. Nuk e kanë mendjen shumë tek këngët e këngëtarëve.

Më tej theksoi se:

Megjithatë unë hy te këngëtarët me thënë të drejtën më falni për modestinë e tepruar, por jam një ndër këngëtarët që kam më shumë hite gjatë gjithë karrierës sime se sa gati gjysma e estradës.  Është fat i madh në fakt, që kur e kam filluar karrierën time që këngën e parë të jetës sime “Fotografia” ka qenë mega hit.  Pastaj vij me një baladë tjetër të bërë nga Ilir Berani “Mirupafshim”, edhe ajo ka qenë hit të cilën e kam kënduar para 30 vitesh. Duke vazhduar më pas me bashkëpunime super të suksesshme si me Artiola Toskën, Soni Malajn, Ermal Fejzullahun, Shyrete Belulin, Anxhela Peristerin do harroj ndonjë do më bëjë namin…

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.