Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje në veri të vendit, alarmi për Shkodrën dhe Kukësin

18 Nëntor 2026 | 09:40

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së sotme, 18 nëntor, në qarkun Shkodër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Reshje me intensitet mesatar deri lokalisht intensiv parashikohen edhe në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë.

Situata pritet të vijojë edhe ditën e nesërme, 19 nëntor. Sipas parashikimeve, reshje intensive deri lokalisht shumë intensive do të regjistrohen në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në Dibër priten reshje intensive.

Autoritetet paralajmërojnë se, si pasojë e reshjeve, mund të ketë grumbullime të ujit dhe përmbytje të lokalizuara në disa zona urbane. Ndërkohë, në zonat malore ekziston rreziku i vërshimeve të përrenjve dhe rrëshqitjeve të dherave.

Përballë kësaj situate, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka kërkuar strukturave vendore të marrin masat e nevojshme parandaluese, të monitorojnë zonat me risk dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet për ndërhyrje në rast emergjence.

AKMC u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat e ekspozuara ndaj rrezikut, si dhe të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet zyrtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit

Përkeqësimi i kushteve hidrometeorologjike në detin e hapur ka bërë që Kapiteneria e Portit të Vlorës të ndalojë dhënien e lejeve të nisjes për mjetet...
09:31 | 18/11/2026

Reshjet e shiut vijojnë në qarkun Shkodër, rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh në disa akse rrugore

Situata hidrometeorologjike në qarkun Shkodër paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme, pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të shiut gjatë natës. Megjithatë, në disa zona malore janë evidentuar rrëshqitje...
09:30 | 18/11/2026

Iu gjet drogë në qeli, procedohet penalisht i burgosuri në Fier

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me një sasi të dyshuar lënde narkotike,...
08:20 | 18/11/2026