Kombëtarja e Argjentinës ka dhuruar një paraqitje spektakolare në miqësoren e zhvilluar gjatë natës, duke mposhtur me rezultatin e thellë 7-0 përfaqësuesen e Kosta Rikës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Lionel Scaloni, e cila këtë herë ishte pa yllin e saj Lionel Messi, nuk e pati aspak të vështirë të dominonte kundërshtarin nga Amerika Qendrore, duke regjistruar një fitore të thellë.
Protagonistët kryesorë të këtij suksesi ishin Nico Paz dhe Mastantuono, të cilët realizuan nga dy gola secili. Të dy futbollistët konfirmuan talentin dhe potencialin e tyre, duke qenë vendimtarë në triumfin e kampionëve të botës.
Dy gola të tjerë për Argjentinën u shënuan nga Julian Alvarez, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Alexis Mac Allister, me një realizim.
Një kontribut të rëndësishëm në këtë sukses dha edhe Maximo Perrone, i cili regjistroi dy asistime, duke u bërë një tjetër nga futbollistët që spikatën në këtë përballje.