Mijëra qytetarë në protesta kundër qeverisë së Robert Ficos në Sllovaki: Është një turp të negociojmë me Rusinë
Mijëra qytetarë dolën në rrugët e qyteteve të Sllovakisë të martën në mbrëmje, në protesta kundër qeverisë së kryeministrit Robert Fico, i cili është vënë në shënjestër të kritikave për kufizimin e të drejtave dhe afrimin e tij me Kremlinin.
Protestat u zhvilluan në kuadër të përvjetorit të Revolucionit të Kadifenjtë të vitit 1989, i cili çoi në rrëzimin e regjimit komunist në ish-Çekosllovaki.
Tubimet vijnë në një moment të tensionuar politik për vendin, vetëm një javë pasi parlamenti sllovak rrëzoi një amendament të rëndësishëm të propozuar nga qeveria për ndryshimet në Kodin Penal. Humbja e shumicës parlamentare nga koalicioni i Ficos ka nxitur gjithashtu thirrjet e opozitës për zgjedhje të parakohshme.
Në kryeqytetin Bratislavë, rreth 25 mijë protestues u mblodhën në qendër të qytetit, sipas kreut të partisë opozitare “Sllovakia Progresive”. Me pankarta në duar dhe slogane kundër kryeministrit, qytetarët shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj politikave të qeverisë, duke brohoritur ndër të tjera: “Ik, Fico, ik!”.
“Ne jemi të vetmit në Bashkimin Evropian që po negociojmë me rusët. Është një turp”, deklaroi për agjencinë e lajmeve AFP Igor Vico, një mjek 74-vjeçar.
“Jemi në fund të botës, jo vetëm në Evropë, dhe kjo më trishton”, shtoi ai.
Protesta u zhvilluan edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë Košice në lindje dhe Banská Bystrica në pjesën qendrore të Sllovakisë.
Bordi i Nvidia-s përjashton mundësinë e rikthimit të Jensen Huang në krye të kompanisë
Papa Leo pëson një tjetër incident në Peru (VIDEO)
Një ditë para se të ulen në tryezë me Trumpin, Putin dhe Xi takohen kokë më kokë
- 09:40 Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje në veri të vendit, alarmi për Shkodrën dhe Kukësin
- 09:31 Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit
- 09:30 Reshjet e shiut vijojnë në qarkun Shkodër, rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh në disa akse rrugore
- 09:26 Atentati ndaj Borsellinos, Prokuroria kërkon arrestimin e ish-kreut të Policisë italiane
- 09:24 Norvegjia paralajmëron për rritje të rrezikut të sulmeve terroriste nga ekstremistët
- 08:55 Bordi i Nvidia-s përjashton mundësinë e rikthimit të Jensen Huang në krye të kompanisë