Kosova pëson një tjetër humbje ndaj Irlandës, dështon objektivi për “play-off”-in e ngjitjes

18 Nëntor 2026 | 07:15

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar një humbje 3-0 në transfertë ndaj Irlandës, në takimin e fundit të vlefshëm për Grupin 3 të Ligës B të Kombeve, të zhvilluar në “Aviva Stadium” në Dublin.

Ndeshja u vështirësua për “Dardanët” që në minutën e 26-të, kur Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq pasi preku topin me dorë për të ndalur një gol të sigurt. Nga pika e bardhë, Troy Parrott shënoi dy minuta më vonë, duke kaluar Irlandën në avantazh 1-0.

Pjesa e dytë nisi sërish me një tjetër goditje për Kosovën. Në minutën e 50-të, Irlanda fitoi një tjetër penallti, të cilën Troy Parrott e shndërroi në gol, duke dyfishuar epërsinë e vendasve.

Në minutën e 75-të, Jack Moylan realizoi golin e tretë për Irlandën, duke vulosur fitoren 3-0.

Pas përfundimit të gjashtë ndeshjeve në Grupin 3 të Ligës B, Austria e mbylli në vendin e parë me 12 pikë, duke siguruar promovimin direkt. Irlanda u rendit e dyta me 8 pikë dhe do të luajë në fazën “play-off” për ngjitjen, ndërsa Kosova përfundoi në vendin e tretë me 6 pikë, pas një bilanci prej një fitoreje, tri barazimesh dhe dy humbjesh. Në vendin e fundit u pozicionua Izraeli me 4 pikë.

Me këtë rezultat, Kosova shmang rënien direkte në Ligën C, por nuk arrin të sigurojë një vend në fazën “play-off” për ngjitjen, duke e mbyllur edicionin në vendin e tretë të grupit.

Standings provided by Sofascore
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit

Përkeqësimi i kushteve hidrometeorologjike në detin e hapur ka bërë që Kapiteneria e Portit të Vlorës të ndalojë dhënien e lejeve të nisjes për mjetet...
09:31 | 18/11/2026

Atentati ndaj Borsellinos, Prokuroria kërkon arrestimin e ish-kreut të Policisë italiane

Prokuroria e Kaltanissettës në Itali ka kërkuar masë arresti në shtëpi për ish-kreun e Policisë, Gianni De Gennaro, i cili po hetohet për pengim të...
09:26 | 18/11/2026

Bordi i Nvidia-s përjashton mundësinë e rikthimit të Jensen Huang në krye të kompanisë

Bordi drejtues i kompanisë amerikane Nvidia ka refuzuar rikthimin e Jensen Huang në detyrën e drejtorit ekzekutiv (CEO), duke konfirmuar se nuk ka ndërmend ta...
08:55 | 18/11/2026