Sport

Interi rigjen kapitenin Lautaro Martinez!

Interi është kthyer në stërvitje dhe bashkë me grupin është parë edhe Lautaro Martínez. Ishte stërvitja e parë për kapitenin në Appiano Gentile që nga dëmtimi dhe duket se ai është gati për trajnerin Cristian Chivu për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Atalanta-s.

Jam i lumtur që rikthehem në stërvitje bashkë me shokët e mi, shkroi kapiteni zikaltër në rrjetet sociale. Me grupin është stërvitur edhe Marcus Thuram, i kthyer me disa shqetësime nga Franca, por është rikuperuar dhe pritet të jetë në fushë nga minuta e parë.

Në krah të tij pritet Pio Esposito, në formë shumë të mirë pas 3 golave të shënuar me Italinë. Për Lautaro Martinez-in do të shihet situata me kujdes, duke ditur edhe kalendarin e ngjeshur. Ndoshta, argjentinasi mund të luajë gjysmë ore në pjesën e dytë për të kapur ritmin.

Është rikuperuar edhe Zielinski pas problemeve fizike që pati me kombëtaren. Pasi mungoi në ndeshjen e parë, ai luajti titullar me Poloninë kundër Suedisë. Në bokse tek Interi mbeten vetëm Bonny dhe Stankovic.

Stones, Jones dhe Luis Henrique janë rikuperuar, ndërsa Akanji po monitorohet. Rikthimi i Pavard dhe Stones ofrojnë zgjidhje për trajnerin Chivu në çdo rast.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.