Nis intervistimi i dëshmitarëve për rastin e Arlinda Zekajt, Gega kërkon mbledhje të mbyllur
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje ka nisur intervistimin e dëshmitarëve.
E para që po intervistohet është Toska Gega, menaxhere e rastit në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Pejë.
Në fillim të intervistimit, Gega ka kërkuar që mbledhja të mbahet e mbyllur për publikun, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
Gjatë ditës, Komisioni pritet të intervistojë edhe katër dëshmitarë të tjerë, në mesin e tyre kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Përveç Muhaxherit, para Komisionit pritet të dëshmojnë edhe Durim Kelmendi, udhëheqës në QPS në Pejë, Shpat Morina, zyrtar i kësaj qendre, si dhe Shpresa Lukaj, drejtuese e QPS-së në Pejë.















