Van Gogh drejt rekordit prej 180 milionë dollarësh, arrihet marrëveshja mes pronarëve për ‘Pemët e Gështenjave që Lulëzojnë’ Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë ashpërsuar kritikat ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendeve perëndimore, duke e vendosur tregtinë e lirë, sanksionet dhe rendin e ri ndërkombëtar në qendër të diskutimeve, vetëm një ditë para takimit të shumëpritur me presidentin amerikan Donald Trump.
Gjatë fjalimeve në hapjen e samitit të biznesit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin kinez Shenzhen, Xi u shfaq si mbrojtës i tregtisë së lirë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa Putin deklaroi se sanksionet perëndimore nuk kanë arritur ta dobësojnë ekonominë ruse.
Presidenti kinez u bëri thirrje vendeve të kundërshtojnë proteksionizmin dhe të mbështesin një sistem tregtar shumëpalësh, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së hapur të tregjeve globale dhe ruajtjes së zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit.
Ai u zotua gjithashtu se Kina do të vijojë investimet në industri dhe teknologji, ndërsa do të punojë për hapjen e mëtejshme të tregjeve të saj.
Xİ Jinping:
Under the firm leadership of President Putin and myself, China-Russia relations have remained as steady as a mountain despite changing circumstances, while continuing to develop and look toward the future.
We have provided greater stability and certainty to a world marked by turbulence and change, and established a model of a new type of relationship between major powers based on equality, mutual respect, mutual trust, cooperation and mutual benefit.
— Clash Report (@clashreport) November 18, 2026
Nga ana tjetër, Vladimir Putin mbajti një qëndrim dukshëm më të ashpër ndaj Perëndimit, duke i cilësuar fuqitë perëndimore si “ish-hegjemonë” dhe duke përshkruar Evropën si një rajon në “rënie poshtëruese”.
Sipas tij, sanksionet, tarifat dhe kufizimet në eksport nuk janë më mjete të afta për të ndalur zhvillimin ekonomik të vendeve që synojnë të godasin. Putin pretendoi se presioni ekonomik ndaj Rusisë nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara dhe se ekonomia e vendit të tij ka arritur të përballojë kufizimet.
JUST IN: 🇨🇳🇷🇺 Chinese President Xi Jinping holds talks with Russian President Putin in Beijing. https://t.co/D0MzRlfYsj
— BRICS News (@BRICSinfo) November 18, 2026
Pas fjalimeve, Xi dhe Putin zhvilluan edhe një takim dypalësh, gjatë të cilit riafirmuan marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe angazhimin për të promovuar një “botë shumëpolare”, ku ndikimi ndërkombëtar të mos përqendrohet vetëm te fuqitë tradicionale perëndimore.
Frika për një “Jaltë të re”
Takimi i planifikuar mes Xi, Putin dhe Trump ka nxitur shqetësime në kryeqytetet evropiane dhe aziatike, ku janë ngritur krahasime me Konferencën e Jaltës të vitit 1945.
Në atë kohë, udhëheqësit e SHBA-së, Britanisë dhe Bashkimit Sovjetik negociuan rendin ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore dhe ndarjen e sferave të ndikimit.
Frika është se një marrëveshje e re mes tri fuqive të mëdha mund të ndikojë në të ardhmen e vendeve më të vogla, pa marrë mjaftueshëm parasysh interesat e tyre.
🇷🇺🇨🇳 #Putin and #Xi continue talks in #Shenzhen over working breakfast https://t.co/Fpcjm3rEkE
— Mahalaxmi Ramanathan (@MahalaxmiRaman) November 18, 2026
Kremlini i ka hedhur poshtë këto krahasime, duke i cilësuar si “lojëra të shkencëtarëve politikë”, por ka pranuar se takimi mund të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimet ndërkombëtare.
Trump pritet të mbërrijë në Kinë
Ndërkohë, Donald Trump pritet të mbërrijë në Kinë nga Manila, ku gjatë vizitës në Filipine ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Vizita zhvillohet në një moment tensionesh mes Pekinit dhe Manilës për pretendimet territoriale në Detin e Kinës Jugore, ndërsa SHBA-ja po forcon bashkëpunimin me aleatët e saj në rajon.
Trump ka lënë gjithashtu të hapur mundësinë e një takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë qëndrimit në Kinë, por deri tani nuk ka një konfirmim për një takim të tillë.
Në tryezën e diskutimeve mes tre liderëve pritet të jenë lufta në Ukrainë, zhvillimet në Iran, mosmarrëveshjet tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit, konkurrenca në fushën e inteligjencës artificiale dhe kontrolli i armëve bërthamore.
Pavarësisht rëndësisë së takimit, mbetet e paqartë nëse tre liderët do të synojnë arritjen e marrëveshjeve konkrete apo nëse bisedimet do të shërbejnë kryesisht për shkëmbimin e qëndrimeve mbi krizat kryesore ndërkombëtare.
Top Channel