Argjentina e pamëshirshme ndaj Kosta Rika, fiton thellë 7-0 në miqësore

18 Nëntor 2026
10:00
Telesport
back button

Argjentina shkëlqeu në një ndeshje miqësore të zhvilluar gjatë natës kundër Kosta Rika. Skuadra e trajnerit Lionel Scaloni, e cila tashmë luan pa Messi, shkatërroi ekipin e Amerikës Qendrore me rezultatin 7–0.

Fitorja pati një “aromë të theksuar italiane”, pasi si Nico Paz (Como), ashtu edhe Mastantuono (Fiorentina), shënuan nga dy gola secili.

Edhe Julian Alvarez realizoi dy herë, ndërsa Mac Allister shtoi një gol në llogarinë e tij. Një ndeshje e mirë për argjentinasit, që po nisin një epoke të re pas Kupës së Botës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit