PS mbledh grupin parlamentar para shqyrtimit të buxhetit 2027, Rama mbërrin në Parlament
Pak para nisjes së seancës plenare, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar në ambientet e Parlamentit. Në mbledhje është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur në godinën e Parlamentit rreth orës 09:45.
“Kryeministri Edi Rama ka mbërritur për mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, pak minuta para nisjes së seancës plenare, për të dhënë udhëzimet përkatëse. Rama do të jetë i pranishëm në seancë, pasi atij i takon prezantimi i projektbuxhetit për vitin 2027, me një vlerë prej mbi 10 miliardë eurosh.. Po ashtu, ka mbërritur edhe grupi parlamentar i PD-së, me në krye Sali Berishën. Demokratët kanë njoftuar se do të votojnë kundër, por do të jenë të pranishëm në seancë për të paraqitur kundërshtimet e tyre si për projektbuxhetin, ashtu edhe për paketën fiskale. Pritet të jetë një seancë e gjatë, ndërsa Rregullorja e Kuvendit parashikon mundësinë që diskutimet për projektbuxhetin, të cilat sot zhvillohen në parim, si dhe votimi në parim, të vijojnë edhe ditën e enjte, deri në përfundimin e tyre. Seanca pritet të jetë e qetë dhe nuk parashikohen përplasje, pasi këtë herë PD-ja do të mbajë një qëndrim në sallë lidhur me buxhetin e vitit 2027. Secili prej deputetëve të PD-së dhe forcave të tjera opozitare ka kërkuar fjalën në foltore për të shprehur qëndrimet dhe mendimet e tij”, tha gazetarja e Euronews Enkelejda Mema.
Ndërkohë, në seancën e sotme plenare në rendin e ditës është shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe paketa fiskale. Projektligjet kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare dhe do të diskutohen për herë të parë në sallën e Parlamentit.
Projektbuxheti 2027 diskutohet sot në Parlament, në rend dite edhe paketa fiskale
Iu gjet drogë në qeli, procedohet penalisht i burgosuri në Fier
Një ditë para se të ulen në tryezë me Trumpin, Putin dhe Xi takohen kokë më kokë
- 10:26 Alizoti: Vetëm Kuvendi nuk flet për protestën e shqiptarëve, jemi në autokraci
- 10:22 Falsifikim dokumentesh dhe fshehje të ardhurash, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq administratoren dhe pronarin e një kompanie
- 10:15 Brazil, një fis që jeton i izoluar në Amazonë shfaqet papritur në një fshat duke kërkuar ushqim (VIDEO)
- 10:12 Bllokimet teknologjike, Rubio: SHBA nuk është nën sulm kibernetik
- 10:10 Projektbuxheti 2027 diskutohet sot në Parlament, në rend dite edhe paketa fiskale
- 10:08 Ish-këshilltari i shefit të UNMIK-ut me mesazh për Serbinë: BE-ja do të kërkojë qasje konstruktive ndaj Kosovës