Dy persona, një grua shqiptare 42 vjeç dhe një burrë italian 43, u arrestuan nga policia e Sienës pasi u kapën në një makinë me mbi 4 kilogramë kokainë. Çifti po lëvizte me një makinë duke kryer disa manovra të pazakonta dhe sipas autoriteteve italiane të rrezikshme në qarkullim në autostradë. Shërbimet e policisë dyshuan se në timon mund të ishte një person në gjendje të dehur. Pas ndalimit të tyre dhe ushtrimit të kontrolleve në automjet, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 4 kilogramësh kokainë. Gjatë operacionit, u sekuestruan edhe 500 euro në para të gatshme, të cilat besohet se lidhen me aktivitetin e paligjshëm. Pas arrestimit në flagrancë, gjykata e Sienës la të dy shtetasit në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.