Ish-këshilltari i shefit të UNMIK-ut me mesazh për Serbinë: BE-ja do të kërkojë qasje konstruktive ndaj Kosovës
Reformat në sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i lirisë së medias do të jenë prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian ndaj qeverisë së re të Serbisë, ndërsa në një fazë të mëvonshme Beogradi do të duhet të rikthehet edhe te dialogu me Kosovën dhe të dëshmojë qasje konstruktive, ka paralajmëruar Frederic Wesslau, bashkëpunëtor i lartë për politika në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë ECFR.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL), Wesslau ka thënë se fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi përbën një moment historik dhe një mundësi për ndryshimin e kursit të vendit, pas 14 vjetësh të qeverisjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Megjithatë, ai ka theksuar se sfida e vërtetë për shumicën e re nuk është vetëm marrja e pushtetit, por përmbushja e premtimeve dhe zbatimi i reformave që pret shoqëria serbe.
Sipas Wesslaut, Brukseli do t’i japë kohë shumicës së re që të konsolidohet dhe të formojë institucionet, por pret që qeveria e ardhshme të ndërmarrë hapa konkretë në forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe reformimin e sektorit të sigurisë.
Ai ka vlerësuar se këto fusha përbëjnë një pikë të përbashkët mes Listës Studentore dhe Bashkimit Evropian, duke shtuar se Brukseli është i gatshëm t’i ofrojë mbështetje qeverisë së re për zbatimin e tyre.
Sa i përket politikës së jashtme, Wesslau nuk pret që BE-ja t’i bëjë menjëherë presion qeverisë së re serbe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë apo për njohjen e Kosovës.
Megjithatë, ai ka rikujtuar se këto çështje mbeten të rëndësishme për Brukselin dhe shumë prej shteteve anëtare të BE-së.
Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Wesslau ka thënë se qeveria e re në Beograd duhet të përfshihet në mënyrë konstruktive në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Ai ka paralajmëruar se, pavarësisht se Brukseli nuk pritet të kërkojë rezultate të menjëhershme për Kosovën, në një fazë të mëvonshme do të jetë e domosdoshme ringjallja e dialogut dhe një qasje konstruktive nga të dyja palët.
“Shpresoj që në një moment të arrihet një zgjidhje që do t’u shërbente interesave të Serbisë dhe Kosovës, si dhe të gjithë rajonit”, ka deklaruar ai.
Wesslau ka shprehur gjithashtu shpresën se ndryshimi i pushtetit në Serbi mund të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Sarajevës, duke theksuar se një zhvillim i tillë do të kontribuonte në stabilitetin rajonal.
Ai ka qenë këshilltar i ish-shefit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Joachim Rücker.
Karton i kuq për Hajrizin, Irlanda kalon në avantazh ndaj Kosovës
Ka nisur ndeshja Irlandë-Kosovë, dardanët kërkojnë pikën vendimtare në Dublin
Shiroka-Pula: Aktgjykimi i sotëm ndaj Thaçit e të tjerëve ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të tyre
- 10:03 PS mbledh grupin parlamentar para shqyrtimit të buxhetit 2027, Rama mbërrin në Parlament
- 09:50 Ministri ukrainas: Do të trefishojmë prodhimin e armëve me rreze të gjatë për sulme ndaj Rusisë
- 09:47 Një tërmet i fortë godet Rumaninë, sa ishte magnituda
- 09:43 Mijëra qytetarë në protesta kundër qeverisë së Robert Ficos në Sllovaki: Është një turp të negociojmë me Rusinë
- 09:40 Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje në veri të vendit, alarmi për Shkodrën dhe Kukësin
- 09:31 Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit