Një operacion i shërbimeve të inteligjencës dhe policisë greke në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut ka çuar në goditjen e një celule terroriste që planifikonte një atentat në Greqi. Në këtë grup janë të përfshirë pesë shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, si dhe dy shtetas iranianë. Kreu i organizatës ishte Edriz Mavaneh, ndërsa pjesa tjetër e grupit përbëhej nga persona me bindje radikale islamike nga zonat e Kumanovës dhe Shkupit. Bëhet me dije se autoritetet greke kanë marrë sinjalizim nga Mossad-i izraelit. Policia ka konfirmuar gjithashtu arrestimin e Shpëtim Musliut, banues në Kumanovë.