Pak para nisjes së seancës plenare, kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste në ambientet e Kuvendit.
Rama ka mbërritur në godinën e Parlamentit rreth orës 09:45, ku është zhvilluar mbledhja me deputetët socialistë, në prag të diskutimeve dhe votimeve të sotme në seancën plenare.
Kujtojmë se në seancën e sotme në rend dite parashikohet shqyrtimi në parim dhe votimi i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe paketës fiskale.
Projektligjet kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare dhe pritet të diskutohen në sallën e Kuvendit.
LEXO EDHE:
Buxheti 2027 dhe paketa fiskale/ Mblidhet sot Kuvendi, zbardhet rendi i ditës













