Policia e Kosovës ka njoftuar një person, menaxheri i një banke private ka dorëzuar në Polici një shumë prej 3800 euro, që dyshohen se janë të flasifikuara.

Rasti ka ndodhur në Prizren.


“Prizren / 14.10-29.10.2026. Më 17.11.2026 një mashkull kosovar (menaxher i një banke private) ka dorëzuar në polici një shumë prej 3800€ para që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë sipas dëshmitarit janë deponuar në bankë nga gjashtë klientë të ndryshëm”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti.

Paratë janë sekuestruar për ekzaminim. /Telegrafi/