Kuvendi diskuton Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, Rama mbërrin para nisjes së seancës, nuk futet në sallën plenare
Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku në rendin e ditës janë diskutimet për Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Kuvendit pak para orës 10:00, por nuk është futur në sallën plenare, ku punimet kanë nisur nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Ndryshe nga seancat e mëparshme, të shoqëruara me tensione dhe përplasje, këtë herë punimet kanë nisur me tone të qeta.
Në sallë janë të pranishëm edhe disa deputetë të opozitës, ndërsa një pjesë e tyre mungojnë për shkak të masave disiplinore të vendosura nga Komisioni i Etikës.
Buxheti 2027 dhe Paketa Fiskale kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare dhe tashmë janë në diskutim në seancë plenare.
/vizionplus.tv




