Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka lëshuar akuza të forta ndaj mazhorancës socialiste nga foltorja e Kuvendit, duke denoncuar refuzimin për të futur në rendin e ditës katër nismat ligjore të opozitës dhe mungesën e debatit parlamentar për protestat e qytetarëve.
Alizoti theksoi se, ndërsa për protestën e shqiptarëve kanë folur Parlamenti Europian dhe mediat ndërkombëtare, Kuvendi i Shqipërisë vijon ta injorojë zemërimin shoqëror.
Deputeti demokrat akuzoi qeverinë se u ka mohuar të rinjve perspektivën, duke i lënë përballë papunësisë, klientelizmit politik dhe dhunës policore.
Ai u shpreh se përdorimi i dhunës nga pushteti është tregues i frikës dhe i humbjes së besimit të qytetarëve, ndërsa Parlamenti ka dështuar të përfaqësojë shqetësimet e shqiptarëve.
Pjesë nga fjala e tij:
Të nderuar kolegë, opozita ka sjellë 4 nisma ligjore, të cilat nuk i keni vënë në rendin e ditës dhe mund të them pa frikë që ky është i vetmi Kuvend i cili nuk shqyrton dhe nuk vë në rendin e ditës një gjë që ka ndodhur gati një vit, që është protesta shqiptare.
Madje, për protestën e shqiptarëve ka folur edhe Parlamenti Evropian, kanë folur mediat kombëtare dhe ndërkombëtare, vetëm Parlamenti i shqiptarëve nuk flet për protestën e shqiptarëve.
Protesta është një zemërim shoqëror. Atëherë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë përfaqëson shqiptarët. Atëherë, çfarë përfaqëson ky Kuvend? Kush është rendi i ditës së Kuvendit?
Rendi i ditës duhet të ishte zemërimi shoqëror, zemërimi i të rinjve të cilët janë pa një të ardhme, duhet të ishte zemërimi i prindërve të të rinjve dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në këtë gati një vit, nuk ka gjetur një pikë të rendit të ditës, nuk ka gjetur një orë, nuk ka gjetur një seancë për protestën që ndodh në Shqipëri, dhe ata që protestojnë janë shqiptarë. Politika është përfaqësim edhe besim.
Për besimin, ju e keni parë që në politikë dhe në demokraci, në momentin që përdoret dhuna, dhuna përdoret se ka frikë, dhe aty ku ka frikë nuk ka më besim. Dhe si është e mundur që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nuk ka gjetur një orë të vetme të flasë për protestën, për të rinjtë e Shqipërisë? Si mundet të poshtërohen të rinjtë?
Zotëri të nderuar, unë nuk jam në emision, por mos e debato me mua se unë nuk dua të flas për Durrësin, më lër të flas për idetë e mia. Unë në Parlament vij të flas me idetë e mia. Po të flas për Durrësin dhe Elbasanin, e hap librin edhe unë. E bëjnë kolegët e tjerë më mirë se unë këtë punë, por mos më lër ta bëj unë këtë gjë.
Nëse të rinjtë në Shqipëri dalin e protestojnë, protestojnë se janë pa të ardhme. Nëse një qeveri u thotë të rinjve, dhe lideri global u thotë të rinjve, që unë nuk e them dot atë fjalë për respekt të Kuvendit, “fu*k you”, atëherë ky është një problem shumë i madh në shoqërinë shqiptare.
Nëse një njeri në Elbasan, Durrës, një njeri në Manzë, ti e di shumë mirë që është pa një të ardhme, e di që ai nuk fillon dot punë po nuk është anëtar i PS-së, po nuk qe miku i Suelit dhe i Pojës, ti e di që ai është rrugëve dhe nëse një polici e dhunon, e poshtëron, ti e di shumë mirë që një i ri është pa të ardhme. Ju e dini shumë mirë që një qeveri nuk mund të bëjë politikë ndaj të rinjve.
© SYRI.net
Berisha: Me këtë paketë do rrisni më shumë çmimet dhe taksat. Suel Çela deklaroi se paguan rroga ministrash
Tabaku: Ku shkuan 1.2 miliardë eurot e rindërtimit? KLSH evidenton shkelje, banesat ende pa u shpërndarë
‘Batërdi me paratë e durrsakëve’/ Cara: Bashkia e mbushur me patronazhistë, 70.6% e të ardhurave për paga