E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Pique shpërthen për dënimin e portierit Owono: Po ndëshkohet për një vdekje që nuk e shkaktoi me dashje!

Gerard Piqué ka kritikuar ashpër vendimin për pezullimin e portierit Owono me 12 ndeshje, duke e krahasuar rastin e tij me atë të Corpas, i cili u dënua vetëm me 3 ndeshje.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës mendon se dy ndërhyrjet janë shumë të ngjashme dhe se dënimi nuk duhet të përcaktohet nga pasojat e aksidentit, por nga vetë veprimi në fushë.

Portieri i Andorrës, Owono, goditi rëndë me këmbë sulmuesin De Miguel të Tenerife-s gjatë një daljeje për topin. Ky i fundit u rrëzua dhe më pas ndërroi jetë në spital, si pasojë e një arresti kardiak dhe dëmtimeve të rënda të brendshme. Ndërkohë, në të njëjtën fundjavë, Corpas i Albacetes goditi në kokë futbollistin Quadri të Sabadellit gjatë një ndërhyrjeje të ngjashme, por ky i fundit arriti të rikuperohej.

Piqué e konsideron të padrejtë diferencën e madhe në dënime.

Reklamë

“Dënimi duhet të jetë për veprimin dhe jo për pasojat. Mua më duket sikur Owono po ndëshkohet për pasoja për të cilat nuk mban përgjegjësi”, u shpreh ai.

Për të argumentuar qëndrimin e tij, Piqué kujtoi edhe një episod personal nga viti 2012, në gjysmëfinalen e Champions League kundër Chelsea-t. Ai u përplas me portierin e Barcelonës, Víctor Valdés, dhe humbi ndjenjat, duke u zgjuar disa orë më vonë në spital.

“Portieri im ishte ai që shkaktoi përplasjen, por Valdés nuk ishte fajtor. Edhe nëse do të kishte ndodhur diçka më e rëndë, përsëri nuk do të ishte faji i tij”, përfundoi Piqué.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.