Rama merr fjalën në Kuvend, Berisha dhe deputetët e PD-së braktisin sallën
Seanca plenare e kësaj të mërkure në Kuvend u shoqërua me largimin e deputetëve të Partisë Demokratike, në momentin kur kryeministri Edi Rama u drejtua drejt foltores për të mbajtur fjalën e tij.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ngrit nga vendi së bashku me deputetët e tjerë demokratë dhe të gjithë u larguan nga salla, ndërsa kreu i qeverisë nisi fjalimin.
Në rendin e ditës së seancës së sotme është diskutimi i Paketës Fiskale dhe i projektbuxhetit për vitin 2027.
Të dyja nismat janë kundërshtuar nga opozita, e cila ka shprehur kritika ndaj politikave fiskale dhe mënyrës së hartimit të buxhetit të vitit të ardhshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



