Berisha në Kuvend: Shqiptarët janë më të varfrit në Evropë, paketa fiskale rëndon qytetarët
Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, ku po shqyrtohen në parim projektbuxheti për vitin 2027 dhe paketa fiskale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hedh poshtë diskutimin për paketën fiskale, për të cilën tha se rëndon më tej xhepat e qytetarëve.
Berisha është ndalur dhe te shifrat e Eurostat për të ardhurat, ku sipas tij rezulton se shqiptarët janë më të varfrit në Evropë.
Reagimi i plotë i Berishës:
Ju mblidheni këtu si banda e Lalzit.
A e kuptoni ju se çdo gjë mund të dukeni, por zyrtarë nuk jeni më? A e u kuptoni ju se Suel Çela deklaroi se paguaj rroga ministrash, dhe më duket të ka paguar ty, a të ka paguar apo jo?
A e kuptoni ju që nuk keni asnjë të drejtë morale të merreni me buxhetin? Ju nuk keni legjitimitet. Çfarë buxheti do miratoni ju? Dhe mburreni, 10 miliardë vjedhje.
10 miliardë vjedhje me paketën fiskale të ndëshkimit të shqiptarëve.
A e dini ju se EUROSTAT deklaroi dje se për shqiptarët, të ardhurat janë rritur, varfëria është shtuar? Sepse janë pjesëtuar prodhimi i përgjithshëm për frymë me gjithsej 2 milion e 200 mijë shqiptarë. Por po t’i krahasosh me çmimet, shqiptarët janë më të varfrit në Evropë.
Në qoftë se maqedonasit blejnë me çmime që janë 60 përqind e çmimeve evropiane, shqiptarët blejnë me çmime që janë 110 përqind të çmimeve evropiane.
A e dini ju pse janë rritur të ardhurat? Se raporti i lekut me dollarin është në qiell. Pra, çfarë do u bëni ju më keq shqiptarëve se tani t’ua rrisni dhe taksat.
Se tani t’ua rrisni edhe më tej çmimet. Çmimet janë 110 përqind të mesatares evropiane. Tani me këtë paketë do t’i përzini prapë.
Të parët që duhen përzënë nga Shqipëria jeni ju, po nuk do përziheni, do shkoni atje ku e keni vendin.
Aksident në aksin Shkodër–Koplik, përplasen dy automjete në Shtoj, disa të plagosur
Rama në Kuvend për buxhetin 2027: Lehtësira fiskale, ulje taksash dhe mbështetje për pensionistët
Një rast malarje në Spitalin Infektiv, pacienti shtetas i huaj. U largua pas trajtimit mjekësor
- 11:11 Aksident në aksin Shkodër–Koplik, përplasen dy automjete në Shtoj, disa të plagosur
- 11:05 Rama në Kuvend për buxhetin 2027: Lehtësira fiskale, ulje taksash dhe mbështetje për pensionistët
- 11:05 Një rast malarje në Spitalin Infektiv, pacienti shtetas i huaj. U largua pas trajtimit mjekësor
- 11:00 Rama: Të protestojnë kundër qeverisë gjëja më e natyrshme, por të jesh opozitë dhe të përzënë nga protesta…
- 10:39 DASH miraton shitjen e sistemit raketor HIMARS për Shqipërinë, paketa kap vlerën e 210 mln $
- 10:36 Turqia zyrtarizon pesë marrëveshje me Ukrainën, BE-në, OKB-në dhe Katarin