Rama në Kuvend: Ulim TVSH-në në 6% për 54 produkte ushqimore, 150 milionë euro lehtësim për familjet

18 Nëntor 2026 | 11:25

Gjatë diskutimeve në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale, kryeministri Edi Rama u ndal te ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte të shportës ushqimore.

Rama e cilësoi këtë masë si një lehtësim të drejtpërdrejtë për familjet shqiptare, duke deklaruar se do të lërë 150 milionë euro në vit në buxhetet familjare.

“Vijmë këtu për të miratuar uljen e TVSH-së në 6% për 54 produkte të shportës ushqimore. Kjo është një masë që ne na jep kënaqësinë e veçantë, që mund të na i japë vetëm politika, kur bëhet forcë e përbashkët për të sjellë rezultate për të ndryshuar jetën e njerëzve. Ky është një lehtësim që lë 150 milionë euro çdo vit në arkën e familjeve. Ne s’po e ulim TVSH-në që diferencën ta fusin në xhep tregtarët”, tha kryeministri.

Mes të tjerash ai theksoi se do të forcohen mekanizmat e transparencës dhe kontrollit të çmimeve, për të shmangur përfitimin e tregtarëve nga kjo ulje.

“Kjo masë do të shoqërohet me fuqizimin e pasqyrës së çmimeve dhe mekanizmave të transparencës dhe kontrollit të tregut. Ne mbetemi besnik të asaj që jemi, përsa jemi pjesë e kësaj partie. Ne jemi partia që mendon më shumë për ata që fitojnë më pak. Ne s’duam më pak njerëz të pasur në Shqipëri. Duam njerëz të suksesshëm, që krijojnë vende pune për të tjerët. Problemi ynë nuk janë të pasurit, por hendeku mes atyre që kanë shumë dhe atyre që kanë më pak. Ne jemi me sipërmarrjen. S’ka asgjë të padrejtë që ata fitojnë më shumë të mos-kontribuajnë më shumë. E drejta e do që ata që fitojnë më pak të kenë mundësi të përfitojnë më shumë nga një shoqëri, falë atyre që fitojnë më shumë”, tha kryeministri Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha në Kuvend: Shqiptarët janë më të varfrit në Evropë, paketa fiskale rëndon qytetarët

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, ku po shqyrtohen në parim projektbuxheti për vitin 2027 dhe paketa fiskale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha...
11:13 | 18/11/2026

Aksident në aksin Shkodër–Koplik, përplasen dy automjete në Shtoj, disa të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër–Koplik, në zonën e Shtojit, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, disa...
11:11 | 18/11/2026

Rama në Kuvend për buxhetin 2027: Lehtësira fiskale, ulje taksash dhe mbështetje për pensionistët

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin 2027, kryeministri Edi Rama ka theksuar se ajo synon uljen e kostos...
11:05 | 18/11/2026