FSCB-ja rumune ka shfaqur interes për Albion Rrahmanin dhe po përgatit një ofertë për ta transferuar, përfshirë mundësinë e huazimit.
Sulmuesi kosovar mund të largohet nga Venezia pas vetëm gjashtë muajsh. Klubi italian është i gatshëm të shqyrtojë ofertat për të gjatë afatit kalimtar të janarit.
Të lidhura
None found
Rrahmani iu bashkua Venezias verën e kaluar, pasi u transferua nga Sparta e Pragës për 7 milionë euro. Në sezonin aktual të Serie A-së, ai ka luajtur në 8 ndeshje, me gjithsej 130 minuta në fushë.
Kontrata e tij me klubin italian zgjat deri në vitin 2029. Para se të luante në Evropë, Rrahmani ishte pjesë edhe e Rapidit të Bukureshtit.





