“Kemi probleme me rindërtimin në Tiranë, ka dy vite pa kokë”, Rama për taksat ndaj vilave dhe apartamenteve bosh: Këtu ka ulëritës që bëjnë lekë me pallate pa leje

18/11/2026 11:37

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për politikat e strehimit dhe tregun e pasurive të paluajtshme, duke thënë se ndërtimin e kullave dhe kontributin e tyre në fondin e strehimit social.

“Këtu ka edhe ulëritës profesionistë që bëjnë lekë me pallate pa leje. Dhe natyrisht që ne nuk do ta bëjmë këtë duke luftuar tregun e pasurive të paluajtshme, duke penguar ndërtimin, duke anatemuar kullat, sepse njerëzit duhet ta kuptojnë se çfarë ka në ato kulla për ta, çfarë vjen nga ndërtimi i atyre kullave për fondin e strehimit, se nga taksat e tyre përfitimi është shumë i lartë dhe shkon për qytetin, dhe 3% për strehimin social.”

Rama foli edhe për problemet në Bashkinë e Tiranës lidhur me rindërtimin, teksa tha se kjo vjen për shkak se prej dy vitesh kjo bashki është “pa kokë”.

“Kemi probleme me rindërtimin në Bashkinë e Tiranës, sepse bashkia ka dy vjet pa kokë, sepse një shumë e madhe në dispozicion të strehimit dhe rindërtimit nuk është vënë në lëvizje, ndërkohë që do të përfshijë më këtë politikë të re edhe zgjerimin e stokut të banesave që ndryshohet nga vetë fondi i strehimit. Ndaj, në këtë kuadër, ka një propozim tjetër për të rritur taksën për apartamentet që mbahen bosh, duke pasur parasysh në radhë të parë ata që janë blerës të huaj.

Kjo bëhet për të nxitur një përdorim produktiv në aspektin social të stokut të banesave dhe që tregu i qirave të banesave të ketë një ofertë më të gjerë. Kjo shkon në të njëjtën logjikë me trajtimin e diferencuar të pronave të luksit, përfshirë vilat në bregdet dhe konsumin e ujit të pishinave”, tha Rama.

Top Channel