Opozita braktis sallën gjatë fjalës së Ramës, Berisha: Nuk mund ta dëgjonim, i kishte rënë çehrja e meitit
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend gjatë diskutimeve për Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla plenare.
Pas largimit, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, ku ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit, duke e cilësuar atë si njeriun më të diskredituar të 35 viteve të fundit.
Deklarata e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, jashtë Kuvendit.
Sali Berisha: Ky parlament krimi ka humbur çdo legjitimitet, çdo përgjegjësi dhe qëndron aty në sistemin e pengmarrjes dhe të krimit.
Tani fjalën e merr kreu i tyre, ai të cilin e quajnë rëndom Padrino i Shqipërisë.
Në fakt, e merr fjalën si njeriu më i diskredituar, më i damkosur në 35 vitet e fundit në këtë vend.
E merr fjalën si kreu më hajdut i ekzekutivit në historinë e vendit.
E merr fjalën si ortaku i shpifur i Lubi Ballukut që në fakt ka 60 përqind të vjedhjeve në aferat e saj.
E merr fjalën si njeriu që ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e tij privat dhe që Lindat e AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Linda e Surrelit, kanë arritur si bashku të zhdukin qindra, qindra milionë euro në llogaritë bankare të Padrinos.
E merr fjalën si njeriu, i cili me aferat e tij të djegësve, aeroportin e Vlorës, tunelin e Llogarasë, është i përshtatshëm, i ndëshkueshëm nga ligji shqiptar të paktën për 70 vite.
Në rast se shkojmë këtu 4 miliardët e Portit të Durrësit, do t’i duheshin tre jetë për të vuajtur dënimet për krimet e shëmtuara ndaj shqiptarëve.
E merr fjalën një njeri që ushtroi dhunën më barbare ndaj protestuesve dhe studentëve, të cilët nuk kërkojnë asgjë tjetër vetëm një qeveri legjitime. Kërkojnë zgjedhje të ndershme, kërkojnë një qeveri që të përgatisë zgjedhjet.
Pra, a mund të qëndrohet në parlament kur ky njeri mban ligjëratën e mashtrimit?
Pyetje – Po ju kur erdhët, e dinit që do fliste ai?
Unë e dija që do fliste, prandaj dolëm.
Thjesht ai nuk mund të dëgjohej.
Pyetje– Po nëse del disa herë ai, do dilni jashtë ju?
Sali Berisha: Jo, ne do themi fjalën edhe brenda. Ne do t’ia themi në sy të gjitha ato. Po ai ikën, ai ia mbath.
Ia mbath ai, ikën ai, nuk rri.
Ndaj dhe dola tani të flas flakë për flakë me të, t’i them se çfarë malli është, çfarë burri është, se ai nuk është burrë fare.
Pra, flet njeriu, i cili nga viti në vit me vjedhjet e mëdha varfëron shqiptarët.
Tani ju e dëgjuat së fundmi raportin e EUROSTAT-it.
Shqipëria është i vetmi vend në botë që të ardhurat për frymë shtohen, por varfëria rritet sepse të ardhurat për frymë të shtuara janë falsifikuara.
Pse janë fake?
Për arsye se Fondi Monetar ka pjesëtuar produktin e përgjithshëm bruto me një numër shumë të vogël shqiptarësh, me 500 mijë shqiptarë më pak.
Dhe kjo ka bërë që nga vjet gjer sivjet, të ardhurat të duken 1 mijë dollarë më shumë.
Pse janë rritur të ardhurat?
Të ardhurat janë rritur se dollari ka pësuar një zhvlerësim nga narkodollarët prej 35 përqind.
Po pse janë varfëruar shqiptarët?
Shqiptarët janë varfëruar se me të ardhurat e disponueshme, thotë EUROSTAT-i, ata duhet të shpenzojnë 108 përqind më shumë se sa evropianët. Ndërkohë që maqedonasit shpenzojnë për ushqime 68 përqind të asaj sa shpenzojnë qytetarët evropianë.
Pra, siç e shihni edhe rritja në fatkeqësi, në varfëri dhe mjerim.
Të ardhurat e shqiptarëve grabiten në mënyrën më të paskrupullt nga lukunia, nga organizata kriminale që quhet qeveri dhe Padrino i cili ka Gysët.
Mos harroni një gjë, Ergys Agasë, Edi Rama ka në çdo sektor të prokurimeve dhe ekonomisë. Po.
Ato që vidhte me Gysin tek AKSHI, ato i vjedh me Gysin e shëndetësisë, me Gysin e energjetikës, me Gysin e infrastrukturës. Pra, në të gjitha fushat ai ka Gysët e vet.
Pra të ardhurat e tij në bankat offshore, të cilat sipas OSBE në vitin 2014 ishin 200 milionë, sot kanë kaluar në të paktën minimumi 2 miliardë euro.
Por unë zotohem para shqiptarëve se do gjenden.
Fatmirësisht gjurmët janë.
Dhe ai prandaj ishte si i ngordhur. E patë se si i kishte rënë çehrja e meitit?




