Berisha: Unë kam durim, i ftoj sërish të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Edi Ramës

18 Nëntor 2026 | 11:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikonfirmoi thirrjen për bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë në një front të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas tij, bashkimi i opozitës është një kusht i rëndësishëm për organizimin e protestave të fuqishme kundër qeverisë.

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u pyet për ecurinë e protestës dhe ndikimin e masave ndëshkuese ndaj protestuesve.

Ai u ndal edhe te pjesëmarrja e studentëve, duke argumentuar se një nga arsyet e rënies së angazhimit të tyre është rikthimi në auditorë pas mbylljes së universiteteve, një vendim që, sipas tij, pati efekt të kundërt nga ai që synohej.

 “Tani, unë nuk humbas durimin.

Ftesa ime nuk ka në bazë se ne nuk kemi kandidat, ne kemi kandidatë të shkëlqyer, ju garantoj.

Por ftesa ime ka në bazë bashkimin e të gjithë faktorëve që konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe, që e konsiderojnë Edi Ramën si një rrezik ekzistencial për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Prapë unë tregoj durim, prapë unë i ftoj dhe ftesa ime është shumë e qartë. Asnjëri nuk ftohet të ndryshojë programin e tij, të ndryshojë qëndrimin ndaj Sali Berishës, të ndryshojë platformën e tij, jo!

Bashkohemi siç jemi kundër një armiku që është më i rrezikshmi sot për kombin dhe për vendin dhe pastaj të votojnë të lirë.  Secili merr votat që meriton, secili bën koalicionet që dëshiron.

Në këtë kuadër, unë prapë kam durim, megjithëse unë i dëgjoj që refuzojnë, por në qoftë se janë të vërtetë për largimin e Edi Ramës, është absolutisht alfa që duhet bashkuar të gjithë faktorët opozitarë”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama prezanton buxhetin 2027: Dyfishim i bonusit për pensionistët dhe ligj i ri strehimi për të rinjtë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar projektbuxhetin e vitit 2027 si historik, duke theksuar se për herë të parë buxheti i shtetit shqiptar kalon kufirin...
11:25 | 18/11/2026

Rama: Të protestojnë kundër qeverisë gjëja më e natyrshme, por të jesh opozitë dhe të përzënë nga protesta…

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit kritikoi opozitë  për qëndrimin e mbajtur lidhur me progresraportin e KE për Shqipërinë. Sipas...
11:00 | 18/11/2026

Alizoti: Vetëm Kuvendi nuk flet për protestën e shqiptarëve, jemi në autokraci

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, kritikoi Kuvendin për mungesën e një qëndrimi lidhur me protestën që po zhvillohet prej muajsh në vend. Gjatë fjalës...
10:26 | 18/11/2026