Paraqitjet e Brajan Grudës me Gjermaninë kanë shtuar interesimin për të, ndërsa Liverpooli dhe Chelsea po e ndjekin nga afër 22-vjeçarin.
Mesfushori shqiptar mund të rikthehet në Premier League sezonin e ardhshëm, megjithëse aktualisht është i huazuar te Leipzigu nga Brightoni.
Të lidhura
None found
Për shërbimet e tij, klubet angleze duhet të përballen edhe me konkurrencën e Bayernit.
Leipzigu raportohet se e ka aktivizuar tashmë opsionin për blerjen e Grudës nga skuadra angleze, kundrejt shumës prej 30 milionë eurosh. Gjithashtu, lojtari ka një marrëveshje për të qëndruar te klubi gjerman deri në vitin 2031.
Megjithatë, kjo kontratë nuk e përjashton mundësinë që Gruda të largohet nga Leipzigu gjatë verës së vitit të ardhshëm, pasi Liverpooli dhe Chelsea synojnë ta transferojnë.
Gruda thuhet se e sheh Liverpoolin si destinacionin e preferuar, ku do të punonte me trajnerin Andoni Iraola, ndërsa Xabi Alonso kërkon me çdo kusht ta afrojë te Chelsea.
Vetëm këtë muaj, ai u dallua me fanellën e Gjermanisë në dy sfidat e Ligës së Kombeve kundër Serbisë dhe Holandës, duke realizuar 2 gola dhe 2 asistime.





