Aksident i rëndë në Shkodër-Koplik: 6 të lënduar nga përplasja kokë më kokë e dy Benz-ave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2026, 11:48

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër–Koplik, në zonën e Shtojit, ku dy automjete tip “Mercedes-Benz” janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, të gjashtë të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Njëri prej tyre, një 33-vjeçar me inicialet D. R., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pesë personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit