Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e sistemeve raketore HIMARS dhe pajisjeve përkatëse për Shqipërinë, në një marrëveshje me vlerë të përgjithshme të vlerësuar prej 210 milionë dollarësh. Sipas njoftimit zyrtar, Qeveria shqiptare ka paraqitur kërkesën për blerjen e dy sistemeve raketore M142 HIMARS, gjashtë sistemeve të raketave të drejtuara GMLRS M31A2 dhe gjashtë kapsulave me koka luftarake alternative M30A2.