Një histori e re dashurie ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë në Turqi. Bëhet fjalë për aktoren Cemre Baysel dhe futbollistin e kombëtares turke, i cili aktivizohet te Beşiktaş, Emirhan Topçu. Dyshimet për një lidhje mes tyre u konfirmuan publikisht ditët e fundit, kur aktorja vendosi të fliste për herë të parë rreth kësaj romance.
“Ju kisha thënë se nëse do të ndodhte diçka, do ta shihnit ose do ta dëgjonit. Ja pra, sa bukur që e keni marrë vesh”, u shpreh Baysel, duke mos lënë më vend për dyshime.
Ndërkohë, çifti duket se ka vendosur të mos e mbajë më private marrëdhënien e tyre. Emirhan Topçu publikoi së fundmi fotografinë e parë me aktoren në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin me një zemër të kuqe.
Baysel nuk qëndroi indiferente ndaj këtij gjesti, pasi e rishpërndau fotografinë në profilin e saj. Një veprim që u interpretua si një tjetër konfirmim i romancës së tyre, e cila tashmë është kthyer në një nga temat më të komentuara të showbiz-it turk.

