Lëvizte me pushkë automatike në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Cërrik, në hetim edhe pasagjeri

18 Nëntor 2026 | 12:01

Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Cërrik, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri në automjetin që drejtonte. Në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata”, policia ka sekuestruar një pushkë automatike, 15 fishekë, automjetin dhe dy telefona celularë.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni u finalizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur në mesnatë, në lagjen nr. 3 të Cërrikut.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh u gjet një armë zjarri, pushkë automatike, e cila dyshohet se posedohej pa leje nga drejtuesi i mjetit, shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Pogradec. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën edhe fishekë luftarakë.

Në automjet ndodhej edhe një 22-vjeçar tjetër, shtetasi R. B., gjithashtu banues në Pogradec, i cili është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale të moskallëzimit të krimit, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë e paligjshme.

Në përfundim të operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, 15 fishekët, automjetin dhe dy celularët.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

6 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në Shkodër-Koplik, policia informacion zyrtar

Policia ka dhënë informacionin zyrtar për aksidentin e regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër–Koplik, ku u përplasën dy automjete tip “Mercedes-Benz”. Sipas njoftimit...
11:49 | 18/11/2026

Rama në Kuvend: Ulim TVSH-në në 6% për 54 produkte ushqimore, 150 milionë euro lehtësim për familjet

Gjatë diskutimeve në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale, kryeministri Edi Rama u ndal te ulja e TVSH-së në 6% për 54...
11:25 | 18/11/2026

Berisha në Kuvend: Shqiptarët janë më të varfrit në Evropë, Rama: Po të bien pantallonat po ik tani

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, ku po shqyrtohen në parim projektbuxheti për vitin 2027 dhe paketa fiskale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha...
11:13 | 18/11/2026