Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin argjentinas. Abel Nunez, vetëm 18 vjeç, ka ndërruar jetë pasi pësoi një goditje të fortë në kokë gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në nivelin e të rinjve në Buenos Aires.
Futbollisti, i cili aktivizohej me fanellën e Futbol Club Ezeiza, u dëmtua rëndë gjatë takimit dhe u transportua me urgjencë në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore dhe operacionit që iu nënshtrua, mjekët nuk arritën ta shpëtonin jetën e tij.
Lajmi i trishtë u konfirmua nga vetë klubi i Ezeiza-s, i cili e cilësoi këtë si njoftimin më të vështirë në historinë e tij.
Në mesazhin e ngushëllimit, drejtuesit e klubit theksuan se përballë një dhimbjeje kaq të madhe, futbolli dhe rezultatet kalojnë në plan të dytë, duke shprehur solidaritetin e plotë me familjen dhe të afërmit e të riut.
Edhe klubi Nueva Estrella, pjesë e strukturave të futbollit argjentinas, reagoi pas tragjedisë, duke vendosur të pezullojë përkohësisht të gjitha aktivitetet sportive deri të hënën.
“Sot nuk janë rezultatet ato që na bashkojnë, por dhimbja”, ishte mesazhi prekës i klubit, i cili iu bashkua homazheve për 16-vjeçarin.
Vdekja e Abel Nunez ka rikthyer në vëmendje edhe një tjetër tragjedi të fundit në futbollin spanjoll. Bëhet fjalë për Jesus De Miguel, i cili humbi jetën pas një incidenti në fushën e lojës, pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore.
