Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq dhe ka caktuar masën e sigurimit “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj shtetases A.N. dhe shtetasit Ll.N., përkatësisht administratore dhe bashkëpronar i shoqërisë tregtare “Nika” sh.p.k. Sipas organit të akuzës, shtetasja A.N. akuzohet për veprën penale “fshehja e të ardhurave”, ndërsa shtetasi Ll.N. për “falsifikim të dokumenteve” në formën e përdorimit të dokumentit të falsifikuar.