E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 persona, vendosen 28 gjoba

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 24 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë tubimit janë dëmtuar edhe dy punonjës policie.

Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur 28 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht të pikës 2 të nenit 24/1.

Policia bën me dije se veprimet hetimore janë kryer në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e plotë të kundërvajtjeve dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Reklamë

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në veprimet e kundërligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.