Vendosni fjalën kyçe....

“Ia mbathi me bisht ndër shalë”- Berisha: Edi Rama ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë


Opozita u rikthye në sallën e Kuvendit menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryeministrit Edi Rama, i cili më pas u largua. Fjalën në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike e mori kreu i saj, Sali Berisha, pasi Gazment Bardhi është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Berisha komentoi largimin e kryeministrit, duke deklaruar se kjo do të jetë hera e fundit që Rama prezanton një buxhet në sallën e Kuvendit.

“Ia mbathi. Siç e patë vetë, padrino ia mbathi, me bisht ndër shalë, ia mbathi sepse e di që kjo është e fundit herë që ai paraqet buxhet në këtë sallë. Ia mbathi si hajduti më i madh i kombit shqiptar në histori. Ia mbathi s një kufomë e pakallur e cila është e pushtuar nga frika deri në palcë, ia mbathi se e kanë mbërthyer për fyti krimet që ka kryer. Ia mbathi, nuk rri dot. Para jush u paraqit njeriu që do mbyllë qeverisjen e tij me aktet më madhore të turpit, me krimet më të rënda ndaj shqiptarëve. Edi Rama ndërtoi në këtë vend të bekuar, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Ndërtoi republikën e narkoeurove dhe narkobetonit”, tha Berisha.