‘Hamilton ankohet gjithmonë’/ Ecclestone ka diçka për të thënë për të gjithë: Ferrari ka nevojë për një pilot kryesor Nga videolojërat te realiteti, nga fushat virtuale të betejës të Call of Duty, te shkretëtira e vërtetë. Aston Martin mori vendimin për t’u regjistruar në edicionin e ardhshëm të Rally Dakar me një makinë shumë të veçantë.
Quhet Dreadnought dhe fillimisht u krijua si një zgjerim për lojtarët e kapitullit “Modern Warfare 4”. Por në fakt, shumë shpejtë, makina e llojit fuoristradë do të drejtohet nga Fernando Alonso.
Ambicia
Piloti spanjoll, që është pjesë e Aston Martin në Botërorin e Formula 1, do të përballet në një prej garave më impenjative në botë. Kjo është hera e parë absolute për Aston Martin që merr pjesë në një kompeticion të tij dhe me këtë rast, Dreadnought do të zhvillohet në bashkëpunim me Prodrive; që di si ndërtohet një makinë për garën e Rally Dakar. Ende nuk ka konfirmime për llojin e motorit të zgjedhur, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë një motor V12 si në videolojë
Një skuadër e fortë
Përveç kampionit spanjoll, Aston Martin ka nënshkruar edhe me një emër si Sebastian Loeb, 9 herë kampion botë në garat rally. Edhe pse ka tentuar, Rally Dakar është një titull që mungon në palmaresin e pilotit francez dhe kjo mund të jetë hera e duhur. Ai që do të plotësojë skuadrën do të jetë Lucas Moraes, piloti brazilian, fitues i titullit botëror 2025 të WRC. Me fjalë të tjera, ambicia nuk mungon e as pilotët dhe suksesin që Aston Villa e ka të vështirë ta gjejë në pistë, mund ta arrijë në rërë.
Top Channel